/

Kuvendi shqyrton propozim-rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore

Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, po diskuton propozim-rezolutën për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore.

Këtë seancë e ka propozuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore.

“Kjo seancë është ftuar bazuar në rrethanat aktuale për gjendjen ne shëndetësi. Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore. Vetëm ne aspektin kohor kërkohen se paku 2 vjet për Ligjin për sigurimet shëndetësore dhe rregulloret e nevojshme”, ka theksuar Dreshaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.