Luiz Ejlli i ka bërë një befasi së fundmi partneres së tij, moderatores Kiara Tito.
Artisti shkodran ka ndarë në rrjete sociale procedurat deri te regjistrimi i makinës, që ia bleu tashmë bashkëshortes.
Duket të jetë një veturë e tipit Volkswagen, së cilës i ka vënë targa të veçanta.
“L U11 Z”, është targa e personalizuar me emër të tij.
“Ishte konkursi se çfarë targe t’i vë edhe në fund fitoi kjo targa siç e shihni, targa e Lushnjës do të thotë, LU dy njësha se njësh Kiara njësh unë dhe Z se zyrtare, kështu që e gëzoft Kiarita”, u shpreh ai.
“I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve edhe policisë së shtetit që kur ta shihni këtë mjetin në rrugë ju lutem se e kam gruan dhe është shtatzënë, mos i bini borisë se trembet dhe lini me kalu. Kaq”, theksoi Ejlli.
Ata u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania dhe tani po presin një vajzë.