//

Pogba thyen heshtjen pas ndalimit prej katër vitesh për doping

Paul Pogba  ka thyer heshtjen pasi një ndalim katërvjeçar shkaku i dopingut që u konfirmua të enjten.

Francezi ka reaguar ndaj një ndalimi katërvjeçar nga gjykata italiane e antidopingut me një deklaratë zyrtare të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram të enjten.

“Sot jam informuar për vendimin e Tribunale Nazionale Antidoping dhe besoj se vendimi është i pasaktë”, ka shkruar fillimisht Pogba.

“Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer që gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale të futbollit më është hequr”.

“Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht ndonjë suplement që shkel rregullat anti-doping”.

“Si një atlet profesionist, unë kurrë nuk do të bëja asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe kurrë nuk kam shpërfillur apo mashtruar kolegët sportistë dhe mbështetësit e ndonjë prej skuadrave për të cilat kam luajtur ose kundër”.

“Si pasojë e vendimit të shpallur sot do ta apeloj këtë para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv”, ka përfunduar francezi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.