/

U paraqit si polic dhe kërkoi para nga një 84-vjeçar, arrestohet kosovari në Zvicër

Një shtetas kosovar ka dashur të marrë para nga një qytetar i moshuar në rajonin Weinfelden, (Kantoni i Thurgaut) si pjesë e një mashtrimi telefonik. Por, të moshuarit të zgjuar 84-vjeçar i ishte dukur e dyshimtë kjo telefonatë, transmeton albinfo.ch. Rrjedhimisht ai ka njoftuar Policinë Kantonale të Thurgaut, e cila ka arrestuar 34-vjeçarin.

Plaku zviceran ka marrë një telefonatë nga një person, i cili pretendonte të ishte polic. Ai i ka shpjeguar atij se para të falsifikuara ishin paraqitur në qarkullim, shkruante policia kantonale në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

I moshuari qe udhëzuar nga mashtruesi përmes telefonit që të tërhiqte para nga banka në mënyrë që një person të mund të vinte në shtëpinë e tij për të kontrolluar nëse ato ishin autentike ose false.

Por 84-vjeçari ka dyshuar për tentativë mashtrimi dhe ka lajmëruar policinë. Dhe, policët arritën të arrestonin njeriun që donte të merrte para me mashtrim. Ndaj tij u hap një hetim penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.