/

E pazakontë, dy persona hapin vrimë në murin e dyqanit dhe vjedhin afër 95 mijë euro mall

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar dënimin e dy të pandehurve të cilët përmes hapjes së një vrime në murin e dyqanit të të dëmtuarit, kanë vjedhur rreth 95 mijë euro mall.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer vjedhje të pasurisë së luajtshme për një periudhë të pacaktuar, deri më 23 tetor të vitit 2023 të cilat i kanë bartur në lokalin e njërit nga të pandehurit.

Prokurori ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje në vazhdimësi”.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi gjerë me dt.23.10.2023, në Gjakovë, saktësisht në depon e objektit afarist pronë e të dëmtuarit M.B., të pandehurit duke vepruar me dashje dhe në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, e përvetësojnë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, në atë mënyrë që të pandehurit përmes një vrime rreth 1 metër e hapur në mur në pjesën e pasme të dyqanit kanë kaluar në pjesën e depos që i përket të pandehurit Q.L., ku aty kanë hapur një pjesë të murit ndarës që ka qenë e mbyllur me panele druri me vida të cilat kanë qenë të vendosura nga ana e depos së të pandehurit Q.L., ku kanë hyrë në depon e të dëmtuarit dhe nga aty kane vjedhur mallra të ndryshme të cilat i kanë bartur në dyqanin e të pandehurit Q.L., dhe e kanë mbyllur prapë pjesën e panelit, ku pas një punë operative të policisë një pjesë e sendeve sekuestrohen dhe i kthehen të dëmtuarit, me çka të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm material në shumë prej 94,859.75 Euro”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.