/

Konjufca: BE-ja s’ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë që t’i propozojë Kosovës draft të statutit për themelimin e Asociacionit.

Një ditë pas kërkesës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier që Kosova të dërgojë draftin e propozuar nga euro-amebikët në Gjykatë Kushtetuese, kryeparlamentari Konjufca, tha se Kosova nuk mundet të qëndrojë gatitu dhe çfarëdo drafti që BE-ja, propozon të dërgojë në kushtetuese.

Ai tha se kërkesën e ambasadorit amerikan e ka kuptuar në formën që Kosova t’i drejtohet me një draft të vetin Gjykatës Kushtetuese.

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Mendoj se BE-ja nuk ka kompetencë me i propozu asociacion Kosovës. Është gabim me menduar se është kompetencë e BE-së neve me na caktu, kurse kompetencë e jona më dërgu në Gjykatën Kushtetuese. Ndoshta zotëri Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft të Asociacionit. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e paske kuptuar ti. Unë e kam kuptuar që Kosova me iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së, me i propozu draft Kosovës dhe Kosova me qëndru gatitu dhe dërgu draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se reagimi i amerikanëve ka ardhur më shumë për shkak të vendimit për dinarin, për të cilin theksoi se shumë lehtë mund të gjendet një zgjidhje.

“Më shumë ka qenë çështja e dinarit, e cila ka sjell te ky reagim i ShBA-së. Qeveria ka dhënë shpjegimet e veta se është mirë që mospajtimin po e kemi vetëm në aspektin kohor. Ata kanë kërkuar më shumë konsultime me komunitetin serb, por legaliteti i vendimit nuk po kontestohet. Kjo është një drejtë e Kosovës të cilën duhet të gjejmë modalitetin më të mirë që sesi të zbatohet dhe të përfitojnë të gjithë. Të ndalet kjo praktik vërtet e keqe e parave kesh, të cilat hynë me miliona-miliona dinarë në territorin e Kosovës. Por të njëjtën kohë komuniteti serb mos të ndihen i kërcënuar apo destabilizuar nga vendimet e tilla. Kjo është e mundshme të arrihet, nuk është vështirë të arrijmë një zgjidhje. Po ashtu, guvernatori i BQK-së edhe në takimin e Brukselit e ka shpjeguar një plan sesi të ndodh gjatë muajve të ardhshëm sesi të implementohen fazat, që mund të konsideroheshin si parapërgatitje, por edhe të shkohet drejtpërdrejtë në plotësimin e kornizës për heqjen e dinarit si valutë e përdorimit të transaksionit brenda Kosovës”, theksoi Konjufca.


Konjufca: Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde është që Kosovës t’i vazhdohen masat

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se pas 24 shtatorit, kur edhe ndodhi sulmi në Banjskë, gjëja më absurde nga Bashkësia Ndërkombëtare, është që Kosovës t’i vazhdohen masat.

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryekuvendari tha se duhet të thuhet haptazi madje të publikohen edhe raporte se Serbia është përgjegjëse për këtë sulm.

“Pas 24 shtatorit, gjëja më absurde që ka ndodh prej Bashkësisë Ndërkombëtare është që Kosovës t’i vazhdohen masat e ndërkohë Serbia e cila është vend drejtpërdrejt sponsorizues i këtij grupi terroirist e ka sulmuar Kosovën më 24 shtator, kjo është vërtetuar edhe prej informatave të ndryshme edhe ndërkombëtare edhe vendore që ky grup ka shfrytëzuar institucionet e sigurisë së shtetit të Serbisë për t’u trajnuar për të kryer përgatitje e tyre. Kemi gjetur edhe lidhje të drejtpërdrejta të armatimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë dhe lidhjen e eksponentëve terrorist të lidhur drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë shtetëror të Serbisë. Tash ndërkombëtarët disa e thonë e disa nuk e thonë, disa e thonë në pëshpëritje, por kjo duhet të thuhet haptazi dhe në raporte që pubikohen dhe që mbajnë Serbinë përgjegjëse për këtë sulm”, tha Konjufca.

Ai u shpreh se qëndrimi i Parlamentit Evropian i cili ka bërë thirrje për t’ia hequr Kosovës masat, duhet të bëhet edhe qëndrim i qeverive evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.