/

Osmani: Përkundër që ishim viktimë e gjenocidit, zgjodhëm dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në panelin e Forumit Diplomatik të Antalisë me temën “avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Osmani tha se përkundër që populli i Kosovës ka qenë viktimë e gjenocidit për shumë vite, viktimë e krimeve të luftës, që ka numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në luftërat ballkanike e që ka mijëra gra të dhunuara, Kosova sërish e ka zgjedhur dialogun si mënyrën e vetme për të ecur përpara.

“Përkundër gjithë kësaj dhimbje, ne kemi zgjedhur dialogun si mënyra e vetme përpara, kemi zgjedhur zgjidhje paqësore si e vetmja rrugë. Edhe nga përvoja ime personale, sepse më dukët që jam rritur bashkë me Kosovën si shtet, edhe nga përvoja ime personale dhe e secilit person në shtetin tonë, mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen e diplomacinë në kohë lufte”, tha Osmani.

Tutje, Osmani tha se në vitet e 90-ta, kur populli i Kosovës ishte viktimë e gjenocidit serb, Kosova zgjodhi edhe Marrëveshjen e Rambujesë, për të cilën tha se një pjesë e madhe e saj nuk ishte ajo çfarë ishte kërkuar, por sipas saj, ishte një zgjidhje paqësore që do ta ndalte luftën “dhe u desh t’i themi ‘po’, sepse hapte rrugë për aleanca”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.