Është gjetur dokumentacioni i personit që u gjet i vdekur në një gropë në Pejë.
Dyshohet se trupi është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza, i cili që nga marsi i vitit të kaluar ishte raportuar si i zhdukur.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.
“Fillimisht është gjetur nga një person që dyshohet se është familjar dhe më pas i është përgjigjur menjëherë policia, prokurori i krimeve të rënda dhe më pas edhe ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhjekur kufomën”, është shprehur ai.