//

Haley shënon fitoren e parë ndaj Trumpit në zgjedhjet paraprake

Nikki Haley ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Qarkun e Kolombias, duke shënuar fitoren e parë në fushatën për marrjen e nominimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Fitorja e saj frenon përkohësisht Donald Trumpin në garat në Partinë Republikane, edhe pse ish-presidenti amerikan ka të ngjarë që të fitojë dhjetëra qindra delegatë gjatë garës së Super të Martës, që mbahet këtë javë.

Pavarësisht humbjeve të saj paraprake, Haley tha se do të mbetet në garë për të fituar nominimin e republikanëve për garën presidenciale të nëntorit. Pas humbjes në shtetin e saj të Karolinës së Jugut, Haley tha se është e bindur se votuesit në shtetet ku do të mbahen garat e tjera meritojnë një alternativë ndaj Trumpit, pavarësisht se ky i fundit deri më tani ka dominuar fushatën.

Haley ka fituar të 19 delegatët në këtë garë.

“Nuk është befasi që republikanët që janë më afër Uashingtoni jofunksional po refuzojnë Donald Trumpin dhe kaosin e tij”, tha zëdhënësja e Haleyt, Olivia Perez-Cubas përmes një deklarate, duke theksuar që Haley është bërë gruaja e parë në histori që ka fituar një garë paraprake në Partinë Republikane.

Uashingtoni është një prej juridiksioneve më të mëdha në vend të demokratëve dhe në qytet ka vetëm afër 23.000 republikanë të regjistruar. Demokrati Joe Biden kishte fituar këtë qark në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020 me 92 për qind të votave.

Pas fitores së Haley, fushata e Trumpit lëshoi një deklaratë sarkastike, duke e uruar atë dhe duke e cilësuar si “Mbretëresha e moçalit nga lobistët dhe personat që punojnë në institucionet në Uashington të cilët duan të mbrojnë status quo-n e dështuar”.

Në vitin 2020, Trump kishte fituar zgjedhjet paraprake në Uashington.

Leave a Reply

Your email address will not be published.