/

Lajçak s’flet shumë për Asociacionin- largohet për ta kapur aeroplanin për t’u kthyer në Bruksel

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi ka qenë sot në Kosovë ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Lajçak pas takimit ka folur para gazetarëve rreth asaj që ka diskutuar me Bislimin.

Lajçak është pyetur edhe për draft-statutin për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se ka qenë pjesë e diskutimeve që ka pasur me Bislimin mirëpo nuk dha më shumë detaje.

Ai tha se duhet ta zë aeroplanin për t’u kthyer në Bruksel.

“Është pjesë e diskutimeve që patëm me z.Bislimi. më vjen keq vërtetë më duhet ta kapë aeroplanin për t’u kthyer në Bruksel”, tha Lajçak.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, javën e kaluar tha se BE s’ka kompetencë të bëjë propozime të tilla. Ndërsa dje theksoi se drafti i BE’së nuk do t’i dërgohet Gjykatës për vlerësim.

Konjufca tha se Qeveria e Kosovës mund ta propozojë një draft të saj të statutit të Asociacionit në një kohë të caktuar dhe se propozimi do të merrte pjesë të draftit të propozuar nga BE-ja.

“Qeveria në momentin që do t’i vjen koha do ta propozojë vet një draft dhe do të marr pjesë edhe nga ky draft, pra nuk është refuzim, Jo nuk mendoj se një draft i tillë duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas marrëveshjes së 2013 kjo çështje është komplet e brendshme e Kosovës edhe vet Lajçak tha se nuk është fare çështje negociatash ndaj Kosovës dhe Serbisë dhe është vetëm një obligim ndërkombëtar që do të thotë të zbatohet kur t’i vijë koha në këtë rast sipas qeverisë kur të nënshkruhet marrëveshja e Ohrit. Jo, e ka pranu do të thotë e ka marrë në dorë, por jo me zbatu i vjen që e kemi pranu e kemi marrë, na e kanë sjellë”, tha Konjufca.

Ndërsa, rreth një muaj më parë Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi në një intervistë për Zërin e Amerikës kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës do të shkruaj një draftstatut pasi Gjykata Kushtetuese ta thotë vlerësimin e saj për propozimin evropian që është dorëzuar në Prishtinë.

Sipas Rexhepit, statuti i propozuar nga Bashkimi Europian u jep serbëve “shumë të drejta” dhe se nëse do të themelohej një Asociacion sipas atij propozimi, do të dëmtonte shtetin. Por, ajo tha se do ta presin vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më tej ajo kishte paralajmëruar se Qeveria do ta shkruajë draft-statutin e vet pas vlerësimit të Kushtetueses duke lënë të kuptohet se dokumenti megjithatë do të shkojë në Gjykatë.

“Ne kemi bashkëpunim dhe kemi bisedime të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe rruga drejt BE-së është diçka që për ne ofron përparim dhe përspektivë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ajo. Qeveria jonë padyshim do të mbështetet në Gjykatën Kushtetuese, do të presim qëndrimin e saj dhe më pas do ta marrim çështjen në duart tona dhe do të hartojmë një statut të ri për Asociacionin”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.