Ish-kryeministri britanik, David Cameron, i kthyer në zyre për të shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme ka shënuar 113 ditë pune, të cilin vetë ai e ka përmbledhur në një video të publikuar në X.
Në këtë periudhë ku i ra të merret me konfliktet në Ukrainë e Gaza, Cameron vendosi në agjendën e tij edhe Kosovën, të cilën e vizitoi me të nisur viti.
“Ne po investojmë në vendet ku nevojitet stabiliteti, siç është Kosova”, tha Cameron në videon e tij.