Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Prishtinë Gregoire Cuvelier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.
Haradinaj ka thënë se Belgjika gjithmonë ka qenë përkrah Kosovës.
“Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat”, ka thënë ai.
Haradinaj ka kërkuar mbështetje për Kosovën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
“Shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane dhe anëtare e NATO-s”, shkruan Haradinaj në Facebook.