Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ka bërë të ditur se nga data 15.03.2024 do të mbyllet për 4 vjet me radhë për publikun.
“Në kuadër të zbatimit të projektit ‘Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë’, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028”- thuhet në njoftimin e muzeut në Facebook.
Muzeu Historik Kombëtar (MHK) në Tiranë është hapur më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.
MHK-ja ruan rreth 4,750 objekte, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme kohore që nga mijëvjeçari IV para erës së re deri në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe ka 8 pavijone.