/

Nemec emërohet raportues për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Komisioni për Punë të Brendshme në PE  ka emëruar Matjazh Nemec përfaqësues raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia.

Ai njoftoi për këtë përmes një postimi në platformën X.

“Komisioni për Punë të Brendshme në PE më ka emëruar zyrtarisht si raportues për heqjen e vizave për serbët e Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave speciale dhe janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në BE. Shpresoj për një pranim të shpejtë!”, ka shkruar Nemec.

Qytetarët e Kosovës të cilët janë të pajisur me pasaporta nga Kosova, që nga 1 janari i këtij viti mund të lëvizin pa viza. Por, kjo nuk vlen për qytetarët të Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.