/

Nënë e bir ikin nga shtëpia në Pejë, shkak dhuna nga kryefamiljari

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Por nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. E në shumë raste, konfliktet tejkalojnë muret e shtëpisë, duke u dashur me patjetër ndërhyrja e Policisë për t’i zgjidhur problemet.

Ndihmën e Policisë e kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme një grua bashkë me djalin e saj në Pejë, të cilët kanë denoncuar bashkëshortin, respektivisht babanë, për dhunë në familje.

Mësohet se viktimat kanë deklaruar se 41-vjeçari ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tyre dhe si rrjedhojë janë larguar nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published.