/

Historia e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo 8 mars në mbarë botën dhe si çdo vit tjetër edhe këtë vit ka një temë që e karakterizon dhe bën thirrje për ndryshime në shoqëri.

Gratë në mbarë botën luftojnë për të drejta e mundësi të barabarta dhe për të mënjanuar diskriminimin, luftë kjo që thuhet se vazhdon edhe sot nëpër shumë vende të botës.
Kjo festë i ka rrënjët në punën dhe të drejtat e grave nëpër vendet e tyre të punës në vitet e para të shekullit 20.

Historia dhe domethënia e Ditës së Gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas erdhi nga lëvizja e punëtoreve që u bë në vitet e para të shekullit 20, kur gratë filluan të kërkojnë kushte më të mira të punës e të drejta të barabarta. Thuhet se Dita e parë Ndërkombëtare e gruas u shënua në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 28 shkurt të vitit 1909 si një protestë e grave që punonin në industrinë e veshjeve, të cilat donin të drejta të barabarta në vendet e tyre të punës. Pastaj më 1910, Clara Zetkins një socialiste gjermane dhe aktiviste për të drejtat e grave, propozoi që të Dita Ndërkombëtare e Grave të shënohet si ditë e veçantë, në mënyrë që të promovohen të drejtat e tyre.

Sidoqoftë, thuhet edhe se Dita e parë e Grave u festua më 19 mars të vitit 1911 në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër me protesta përmes së cilave kërkoheshin të drejta të barabarta dhe që t’i vihej fund diskriminimit në baza gjinore. Është raportuar se më shumë së 1 milion burra e gra morën pjesë në protestë duke avokuar për të drejta të grave.

Më 1913, Dita Ndërkombëtare e Grave, u zhvendos më 8 mars dhe që nga atëherë është festuar në këtë ditë. Data specifike u zgjodh në mënyrë të solidarizimit me punëtorët e tekstilit në Petrogradin e atëhershëm (Shën Petersburgu tash), në Rusi, më 8 mars të vitit 1917, ditë kjo që luajti rol të domethënës në Revolucionin Rus, duke siguruar të drejtën e votës për gratë në Rusi.

Më 1975, Kombet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe zyrtarisht caktuan 8 marsin si ditën për drejtat e grave dhe paqes internacionale.

Që nga atëherë, kjo ditë u bë ditë botërore për festim dhe aktivizëm që vë në pah arritjet e grave, duke promovuar barazi gjinore dhe duke ngritur vetëdijen për çështjet e grave në mbarë botën.

Dita e Gruas shërben si rikujtim për luftën e vazhdueshme për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave.

Tema e sivjetme

Çdo vit, dita ndërkombëtare e gruas shënohet me një temë specifike që fokusohet në një aspekt specifik rreth të drejtave të grave e barazisë gjinore. Këto tema kanë për qëllim të inspirojnë aksione e të rrisin vetëdijen për ngritjen e çështjeve të ndryshme. Sipas Kombeve të Bashkuara tema që e shënon ditën ndërkombëtare të grave sivjet është “Investoni në gra: Përshpejtoni progresin” duke përdorur hashtagun #InvestInWomen. Tema e kampanjës për Ditën Ndërkombëtare të Grave sivjet është bërë në mënyrë që të inspirojë gjithëpërfshirjen. (Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi)

Leave a Reply

Your email address will not be published.