Kur ishte vetëm katër vjeç, Vedat Muriqi pa luftën që i trokiste në pragun e shtëpisë. Ai ishte dëshmitar i tragjedive që askush nuk duhej ti përjetonte, aq më pak një fëmijë. Kjo periudhë vuajtjeje, sado e hershme që ishte në jetën e tij, e forcoi karakterin e tij përgjithmonë. Kështu, e nis rrëfimin ESPN në gjuhën spanjolle për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
“Një kafe që e pi, një copë bukë që e ha, gjithmonë falënderoj Zotin. Sepse e di se çfarë kam kaluar dhe nëse ka diçka pozitive nga lufta që kam jetuar, është kjo”, thotë sulmuesi i Mallorcas. “Kemi kaluar kohë shumë të vështira. Në ditët e sotme i vlerësoj gjërat e vogla, vlerësoj shumë atë që vlerësohet pak, por asnjë qenie njerëzore nuk duhet të përjetojë luftën”.
Muriqi ka 29 vjeç dhe ka kontratë me klubin nga La Liga deri në verën e vitit 2027, ndërsa pjesë e Mallorcas është prej vitit 2022 dhe është përshtatur plotësisht.
“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu”, thotë Muriqi.
Sonte, në ndeshjen hapëse të xhiros së 28-t të La Ligas, Mallorca e vitin skuadrën e Barcelonës. Më datën 6 prill, Mallorca do të luaj finalen e Kupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos, por fillimisht ekipi duhet ta siguroj qetësinë dhe distancën nga zona e rënies nga La Liga.
“Duhet të marrim pikë dhe të qëndrojmë në La Liga, siç kemi bërë në dy vitet e fundit”, pranon Muriqi.
Luajtja në La Liga dhe Kupën e Spanjës, ka qenë e vështirë për skuadrën e Mallorcas. Vetë Muriqi e pranon se në ekip ka shumë lojtarë të lodhur, përveç tij.
“Unë kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë”, thotë Muriqi, që ka numër më të vogël në golave në krahasim me edicionin e kaluar. Këtë edicion, ai ka pesë gola në La Liga por sërish mbetet lider i Mallorcas. Po ashtu, Muriqi ka paralajmëruar Barcelonën para duelit të mbrëmjes.
“Në do të shkojmë në Barcelonë për të arritur diçka, jo vetëm për të luajtur dhe për të humbur”, insiston Muriqi.
Një synim, Muriqi e ruan edhe për Kombëtaren e Kosovës. Muriqi thotë se të luash për Kosovën është diçka që shkon përtej çështjeve sportive.
“Nuk ka fjalë. Unë kisha mundësinë të luaja për Shqipërinë apo Turqinë, por kur më thirrën nga Kosova tashmë kisha vendosur. Sa herë që luaj me fanellën e kombëtares time, më duket sikur po ndihmoj vendin tim. Tani të gjithë e di se sa shumë vuajmë, dhe si futbollist, mënyra se si mund ta ndihmoj vendin tim është duke luajtur mirë, duke fituar ndeshje dhe duke i bërë të lumtur njerëzit tanë. Unë do të luaj për vendin tim derisa ata të më duan dhe derisa të mos eci më”, insiston Muriqi.
Trajneri Javier Aguirre, është bërë një personazh i rëndësishëm në jetën e Muriqit te Mallorca. Kosovari mbërriti dy muaj para meksikanit në vitin 2002 dhe që atëherë ka mësuar shumë prej tij.
“Ai di të planifikojë ndeshjet, ai e di që çdo ndeshje ka historinë e saj dhe me këtë në mendje ai përcakton formacionet e tij. Përvoja e tij na ndihmon shumë. Çdo ditë mësojmë diçka të re nga ajo që ka përjetuar në karrierën e tij si trajner. Vetëm një herë në karrierë në futboll mund të punosh me një trajner të tillë, me mbi 30, 40 vite në futboll. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përfitojmë nga ai”, tha Muriqi.