/

Nënkryetares së Zveçanit i digjen dy lokale, vlera e dëmit është e lartë

Nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq i janë djegur dy lokalet e saj.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili tha se këtë e kanë bërë banditët, sipas tij në përpjekje për t’i frikësuar serbët e çliruar nga Lista Serbe.

“Banditët ia dogjën dy lokalet e saj zv.kryetarës së Kom. Zveçanit, znj. Natasa Tomanic, në përpjekjen e kotë për t’i frikësuar serbët e çliruar nga thundra e terroristëve të Listës Serbe”, shkroi ai.

“Kjo vie një muaj pas bllokimit të paligjshëm të biznesit të familjes së zv.kryetares së Mitrovicës Veriore znj. Katarina Adzanćić nga regjimi i Vučićit dhe dy muaj pas djegies së veturës së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Leposaviqit, z. Gorski Burić”, shkoi Vokrri, teksa publikoi edhe pamjet.

Ky rast është përmendur edhe në raportin 24-orësht të Policisë së Kosovës.

Në polici rasti është raportuar pas mesnate dhe nga ankuesja është thënë se është bërë qëllimshëm dhe vlera e dëmit është mjaft e lartë.

“Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.