/

Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para dy javësh

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) fëmija që ka qenë në veturën e cila ishte aksidentuar në magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht në fshatin Grabanicë – Klinë më 24 shkurt të këtij viti.

Sipas Policisë ai ka vdekur të enjten. “Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se fëmija nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet dhe kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai fillimisht ishte trajtuar në Emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë, por me udhëzim të mjekut kujdestarë ishte transferuar për në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Në këtë aksident ishte i përfshirë një automjet i cili gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës, kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.