/

Osmani shtron nevojën e mbështetjes nga Bangladeshi për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve.

Osmani ka shtruar nevojën e mbështetjes nga Bangladeshit për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

‘’Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e përzemërt për angazhimin e palëkundur të Bangladeshit për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.Në këtë linjë, Presidentja Osmani shtroi nevojën e mbështetjes nga Bangladeshit për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se në takim u diskutua edhe për mundësitë e shkëlqyera për nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, me theks të veçantë në industrinë e tekstilit, e cila është e zhvilluar në Bangladesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.