I dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar, ka nisur sot vizitën zyrtare në Kosovë, duke u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Escobar përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe opozitën.
Takimi do të mbahet sot në mbrëmje nga ora 19:00.
Burime të PDK-së dhe AAK-së, kanë konfirmuar se krerët e tyre do të jenë pjesë e takimit.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës të Kosovës, kanë konfirmuar se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takim.
Ndërkohë, emisari amerikan nesër do të takohet nesër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.