Tërmeti i fuqishëm, i cili ka goditur Malin e Zi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatrat afër epiqendrës së tërmetit, e nuk është kursyer as Bosnja dhe Hercegovina fqinje.
Në zonën e Gacit u raportuan dëme të vogla në qytet dhe ekipet e shtabit të emergjencës tani po vizitojnë fshatrat përgjatë kufirit për të parë se si është situata atje.
E teksa pritej raportet e para nga terreni, një televizion publikoi një video nga një dyqan në Gak, ku shihet sesi gjithçka po dridhej.
Kujtojmë se në zonën e Golisë janë regjistruar disa rrëshqitje dheu, për këtë arsye rrugët janë mbyllur. Probleme ka pasur edhe në kufi, por rrëshqitja e dheut është pastruar për të kaluar mjetet.
Kryetari i bashkësisë lokale të Krstacit, Dragoljub Manojloviq, ka thënë për “Vijesta” se në fshatin Çaragje, ku ka qenë epiqendra, ka shkaktuar dëme më të mëdha materiale.
“I shemb hambari i Miladin Manojlloviqit, dhe çdo fshat i Golisë më thërret për të thënë se i kanë plasaritur shtëpitë dhe hambarët, se ka shumë çati të dëmtuara. “Ka disa rrëshqitje dheu në rrugën Nikshiq-Krstac,” tha Manojlovic.
Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 5.7 ballë sipas shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në orën 04:06.
Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Sizmologjisë i Malit të Zi ka thënë se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë dhe epiqendra e tërmetit ka qenë pesë kilometra nga qyteti i Çaraxhes në komunën e Nikshiqit. Pika qendrore ishte në një thellësi prej 14 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë.