/

Ambasada amerikane: Pavarësisht sfidave në marrëdhëniet me Kosovën, mbështetja mbetet e palëkundur

Ambasada amerikane në Kosovë ka publikuar fotografitë dhe një përmbledhje të shkurtë të vizitës së emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në vend.

Ndërsa përmend vizitat e Escobarit me liderët e Kosovës, opozitën, shoqërinë civile e përfaqësuesit e mediave “për të mbështetur çuarjen përpara disa çështjeve urgjente”, ambasada thekson edhe një herë mbështetjen për Kosovën.

“Siç theksoi Escobar, ndërsa kemi disa sfida në marrëdhëniet tona dypalëshe tani, mbështetja jonë për popullin e Kosovës është e palëkundur”, ka shprehur ambasada përmes një postimi në Facebook.

Zëvendësndihmës-sekretari Escobar, ka thënë pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se raportet aktualisht përballen me sfida shkaku i trajtimit të minoritetit serb nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se shpreson që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së. Escobar në prononcim për media ka thënë se vendimi i BQK-së ua ka vështirësi jetën qytetarëve serbë të Kosovës dhe se SHBA-ja është e shqetësuar.

“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë Escobar dy ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.