/

Lirohet nga akuza i akuzuari për vrasjen me eksploziv në Smolicë të Gjakovës

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Dod Gjikolajt, për akuzën se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë të Komunës se Gjakovës, ka privuar nga jeta H.A.

Aktgjykimi ndaj Gjikolajt u shpall të mërkuren nga kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj.

Gjykatësi Rashkaj tha se në mungesë të provave në bazë të të cilave do të vërtetohej se i akuzuari ka kryer veprën penale, Gjykata ka marrë aktgjykim lirues.

“Pas mbajtjes së seancave gjyqësore, dëgjimit të dhjetë dëshmitarëve, administrimit dhe  analizimit të të gjitha provave personale dhe materiale, këqyrjes dhe rikonstruksionit të vendit të ngjarjes, si dhe analizimin e tri ekspertizave, dy vendore dhe një ndërkombëtare nga Instituti i Forenzikës së Cyrihut në Zvicër, (Gjykata) ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të përshkruara si në aktakuzë”, tha gjykatësi Rashkaj.

Të dëmtuarit H.A, F.A dhe A.K, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimit, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 5 gusht 2022, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Dod Gjikolaj akuzohej se më 14 tetor 2018, në fshatin Smolicë, të Komunës së Gjakovës, ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.A.

Sipas aktakuzës, Dod Gjikolaj, atë e kishte bërë në atë mënyrë që në ditën kritike, kishte vendosur një material eksploziv, në shtyllën e dyerve të oborrit të shtëpisë së tani të ndjerit, në momentin kur i ndjeri rreth orës 08:02 minuta, del nga dyert e oborrit, pikërisht kur tenton t’i mbyll dyert e oborrit, i pandehuri nga një largësi e panjohur, përmes teledirigjimit e aktivizon materialin eksploziv, ku me këtë rast mbetet i vdekur në vend, H.A., dhe lëndime trupore merr i dëmtuari A.K.

Me këtë rast, sipas aktakuzës, Gjikolaj akuzohej se ka kryer veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.5 të Kodit Penal. I njëjti akuzohej edhe për veprën penale të posedimit të paautorizuar të materialit eksploziv, të tipit, dhe të natyrës së panjohur nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.