Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të enjten ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në margjinat e Samitit për Energjinë Bërthamore në Bruksel.
Siç ka njoftuar vetë Vuçiqi përmes një postimi në platformën sociale Facebook, me Macronin në takim është diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe, siç ka pretenduar ai, “për presionin në rritje ndaj popullit serb”.
“Populli serb është vënë në pozitë jashtëzakonisht të vështirë pas lëvizjeve të fundit të Prishtinës”, ka pretenduar Vuçiqi.
Ndër të tjera, Vuçiqi ka njoftuar se takimi me Macronin ka qenë “i përzemërt”.
“Me Macronin shkëmbeva mendime për shumë çështje të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të partneritetit të Serbisë dhe Francës”.