/

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.