Një automjet i udhëtarëve, 82 pako me produkte mishi, tre bidonë me nga 100 litra alkool, 11 shishe qelqi me nga 20 litra alkool, produkte higjienike dhe 81 pako medikamente medicinale, barëra u sekuestruan në Zubin Potok.
Aksioni u zhvillua nga Policia dhe Dogana e Kosovës më 20.03.2024 në Jasenovik të Poshtëm në Zubin Potok.
Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh të datës 22.03.2024 se për të arritur deri tek sekuestrimi i mallit që dyshohet se është kontrabanduar është dashur që të hapen me forcë dy dyer të një shtëpie.
Në raportin policor u njoftua se për një veprim të tillë kishte autorizim të prokurorit dhe se rasti po vazhdon të hetohet.