/

Haradinaj reagon pas aksidentit tragjik në Baltimore të ShBA-së: Solidarizohemi me të prekurit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore të ShBA-së.

Haradinaj tha se në këto momente të rënda, populli i Kosovës lutet për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik.

“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, shkroi Haradinaj.

Ura në Baltimore është shembur tërësisht pasi një anije e madhe mallrash e ka goditur atë, duke bërë që mbi 20 njerëz të bien në lum.

Leave a Reply

Your email address will not be published.