Pasditen e së martës në lagjen Lakrishte në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes trenit dhe një këmbësoreje e cila u lënduar rëndë.
Shaqir Uka, Shef i Intenzives Qendrore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë sot se gjendja e 21-vjeçares është stabile por që lëndimet e saj janë tejet të rënda.
Ai ka bërë të ditur se lëndimet e saj janë kryesisht në kokë, gjoks dhe qafë.
“Po gjendja e pacientes e cila ka marrë plagë nga lëndimi me goditje nga treni është sjellë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor për shkak të gjendjes shumë të rëndë dhe vazhdon të marrë tretmanin në Njësinë e Mjekimit Intenziv Qendror. Lëndimet e saj janë kryesisht në regjionin e kokës, në regjionin e gjoksit dhe në regjionin e qafës”, tha Uka.
Uka ka thënë se 21-vjeçarja vazhdon të mbahet e fjetur me barna dhe poashtu është e varur nga aparatura mjekësore.
“Lëndimet janë mjaftë serioze, vazhdon të mbetët edhe më tutje e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore. Një gjendje prezantohet për momentin të jetë relativisht stabile, përkundër asaj që lëndimet janë jashtëzakonisht shumë të rënda. Po pacientja e cila është e lënduar nga goditja e trenit është e moshës 21 vjeçare”, tha tutje shefi i intensivës në QKUK.