/

Hovenier shtroi iftar për punonjësit e ambasadës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka bërë iftar me punonjësit e ambasadës.

Ky është viti i dytë radhazi, që në muajin e Ramazanit, Hovenier iu bashkohet pjesëtarëve myslimanë të ambasadës, në darkën e iftarit.

Pjesë e iftarit ishin edhe familjarët e punonjësve të ambasadës.

“Për të dytin vit radhazi kam pasur nderin të marr pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. Jam i kënaqur që kemi mundur të mirëpresim kaq shumë anëtarë të familjeve në Ambasadë për të kryer agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit”, ka shkruar Hovenier, duke ndarë fotografi nga darka e mbrëmshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.