Aktori Reshat Arbana pas ndërhyrjes në zemër, lë ambientet e spitalit

Aktori i mirënjohur Reshat Arbana i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ka lënë ambientet e spitalit Universitar Nënë Tereza dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemër që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.