Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një nga rastet është në Obiliq, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa rasti tjetër ka qenë në Prishtinë ku palët janë intervistuar dhe më pas janë liruar, ndërsa në Podujevë pas një përleshje fizike mes dy grave, njëra nga to është dërguar në strehimore.
Njoftimi i policisë:
DUNË NË FAMILJE
· Obiliq / 01.04.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 01.04.2024-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.
· Podujevë / 01.04.2024-21:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.