/

Dy serbë u ndaluan nga Policia për kalim ilegal të kufirit nga Serbia për në Kosovë

Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KFOR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në Kosovë, jashtë pikës së kalimit kufitar.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se brenda veturës ishin dy shtetas serb.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, teksa ka sugjeruar që të vazhdohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Izvor, Zubin Potok 05.04.2024 – 16:20. Njësia patrulluese e Policisë Kufitare së bashku me KROR-in, gjatë patrullimit kanë vërejtur një veturë duke hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës jashtë Pikës së Kalimit Kufitar. Vetura është ndaluar, e njëjta drejtohej nga i dyshuari mashkull serb dhe në të ishte edhe një pasagjer mashkull serb. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti ka sugjeruar qe rasti të iniciohet në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.