Mentor Haziri realizon këngën dedikuar betejës së Çanakalasë – VIDEO

Se njihet për tekstet e veçanta dhe shkrimet me plot kuptim këtë tashmë e ka dëshmuar. Bëhet fjalë për artistin e njohur shqiptar, Mentor Hazirin, i cili edhe kësaj radhe ka ndërtuar një projekt në një formë unike.

Ai ka rikthyer këngën “Çanakalaja”, që i dedikohet betejës së Çanakalasë – ku kanë vdekur mijëra shqiptarë.

Artisti nga Ferizaj vjen me një interpretim të mahnitshëm të realizuar gjithashtu deri në detaje, me një kast të mrekullueshëm.

Të pranishëm në këtë është Naser Shatrolli në rolin e ushtarit, Çlirim Shabani (Anzaku), Uratë Shabani (Vdekja), Albiona Sylejmani (Gruaja) dhe Leon Tasholli (djali).

Prapa këtij projekti qëndron Haziri si dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë si: Dave Mccune, Pete Maher, Dave Molloy, Astrit Stafai, Durak Morina etj.

Siç edhe ka paralajmëruar, për këtë projekt Mentori ka nisur punën për një kohë të gjatë.

Në momentin që u publikua, ai bëri një përshkrim në rrjete sociale duke thënë:

“Le të shërbej ky projekt muzikor si refren simbolik për paqe e dashuri këtu e në botë!

Lufta nuk është zgjidhje, përkundrazi, është pellg që kullon gjak dhe vrerë!

Kësaj radhe përveç këndimit, sprovova veten në cilësi të regjisorit dhe skenaristit. Kënga më shtyri, fakti që është krijuar para 100 e ca vjetësh dhe vjen në kohë si homazh në adresë të kujtesës njerëzore.

E falenderoj veçmas ekipin e tërë përfshirë orkestruesit, producentin, aktorët e klipit, diopinë, videoproduksionin që i dhanë kuptim qenësor këngës në të gjitha kuptimet.

Në betejën e Çanakalasë humbën jetën rreth 25 mijë shqiptarë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.