Elsa Lila: Jam e bindur se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, tregon ku jetojnë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, tha se u beson teorive konspirative në lidhje me vdekjen e disa këngëtarëve të famshëm.

Një gjë të tillë ajo e ka pohuar së fundmi në një bisedë me këngëtaren Ciljeta Xhilaga.

Lila thotë se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë.

“Jam e bindur se Michael Jackson dhe Prince janë ende gjallë, por ata dolën kundër sistemit dhe u zhdukën. Tani jetojnë në ishull.”

Sipas Lilës, kjo është arsyeja pse e cilësuan edhe si pedofil.

“Madona nuk i ka dalur kundër sistemit dhe shihe ku është tash, në majë.”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.