/

Hovenier uron Ditën e Kushtetutës: Kosovarët, të vendosur për një të ardhme demokratike

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Hovenier ka shkruar në “X” se kosovarët e kanë përfshirë në kushtetutën e tyre vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme demokratike.

“Gëzuar Dita e Kushtetutës, Kosovë! Kosovarët e kanë vendosur në kushtetutën e tyre vendosmërinë për “të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend të lirë, demokratik dhe dashamirës të paqes, që do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve të saj…”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori ka theksuar se janë krenar për mbështetjen që i japin Kosovës dhe popullit të saj.

“Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë ndërsa bashkëpunojmë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

 

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.