Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Paris se mbrëmë ka pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin francez Emmanuel Macron, e cila ka zgjatur më shumë se tre orë dhe se kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, kontrata që do të nënshkruhen gjatë dy muajve të ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, i lumtur sepse kemi mundur të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe specifike të gjitha llojet e bashkëpunimit me një nga vendet më të rëndësishme në botë. Dhe mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete në lidhje me blerjen edhe të Rafale, ku pres nënshkrimin e kontratës në dy muajt e ardhshëm dhe me prezencën e Presidentit të Francës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë në shumë nivele”, tha Vuçiq pas takimit në Francë.