Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Leposaviq.
Të vdekur kanë mbetur dy shoferët e veturave, ndërsa lëndime trupore ka pësuar një pasagjer.
Sipas policisë dyshohet se njëra nga veturat ishte duke lëvizur në shiritin e kundërt të lëvizjes kur është ndeshur me veturën tjetër e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.
“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara në aksident ishte duke lëvizur në shiritin e kundërt të lëvizjes, me ç’rast është ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt”- thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.