/

Ish-kryenegociatorja: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, ky është dështim i Kurtit

Ish-kryenegociatorja për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur dështim qeverisjen e Albin Kurtit.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook tha se ky dështim erdhi pasi ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacionin nga Kosova, por jo edhe njohjen e vendit tonë nga Serbia.

Përveç Kurtit, Tahiri e quan të dështuar edhe diplomacinë e Kosovës.

“Pse bota po kërkon asociacionin nga Kosova ndërsa nuk po kërkon njohjen e shtetit te Kosovës nga Serbia – ky padyshim është dështim i Kurtit dhe diplomacisë sonë- mjerisht!”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.