Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg.
Takimi është duke u mbajtur në objektin e Presidencës dhe mediat janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.
Gjatë ditës Ian Borg, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, si dhe në orën 17:00 pritet që të takohet me kryeministrin Albin Kurti.