/

Rama takohet sot me Macronin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Francë me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron. Fokusi kryesor pritet të jetë tërheqja e investimeve franceze dhe mbështetja e Parisit brenda BE-së për negociatat.

Prezenca e investimeve franceze në vendin tonë ka patur një trend rritës duke tejkaluar shifren e 500 milionë Eurove. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, ka bërë që vendin tonë të vijnë 111 kompani me pronësi franceze.

Në mëngjes është parashikuar një takim pune me bizneset franceze për të disktuar mundësitë që ofron Shqipëria për investime. Takimi me presidentin Macron është planifikuar të zhvillohet rreth mesditës. Më pas, në praninë e Ramës dhe Macronit do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Gjatë qëndrimit në Paris, Rama do të marrë pjesë edhe në mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri ku do të jenë të pranishëm edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me kryeministrin Rama, pjesë e delegacionit qeveritar jane ministrat Manastirliu, Kumbaro, Gonxhe, Mazniku dhe Pirdeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.