/

Rohde mbështet Sarrazinin: Procesi i Berlinit, elementi kyç në përparimin e Kosovës

Procesi i Berlinit është elementi kyç në rrugën përpara të Kosovës në raport me mosmarrëveshjet me Serbisë.

Kështu po vlerëson edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili njofton për përfundimin e vizitës së Manuel Sarrazinit në Kosovë, me takimin me kryeministrin, Albin Kurti.

”Në takim me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësuesi special gjerman, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.