Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një burrë.
Lajmin për portalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femrore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa êshtë plagosur një person mashkull , i cili është dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Por, ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.
Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha verpimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.