Izraeli do të mbyllë hapësirën e saj ajrore duke filluar nga ora 12:30 me orën lokale.
Kështu tha Ministria e transportit e Izraelit, raporton CNN.
“Për shkak të vonesës në mbërritjen e fluturimeve për në Izrael, orari i fluturimeve nga Tel Avivi pritet të ndryshojë. Aeroporti Ramon do të mbyllet për trafikun. Publikut udhëtues i kërkohet të kontrollojë me linjat ajrore dhe në faqen e internetit të autoritetit të aeroportit për oraret e reja të fluturimeve para mbërritjes në aeroport”, thuhet në njoftim.
“Ne do të vazhdojmë të përditësojmë sipas zhvillimeve”, thuhet gjithashtu në deklaratë.