/

“Mbështetja jonë për Izraelin, e hekurt”- SHBA reagon pas nisjes së sulmit nga Irani

Irani ka nisur mbrëmjen e sotme një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat në Izrael.

Në lidhje me nisjen e sulmit ndaj Izraelit ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë e cila ka bërë me dije se presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë që po monitoron sulmin ndaj Izraelit.

“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.”

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, shton Shtëpia e Bardhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.