/

Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Telefononi për çdo nevojë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vendosur dy numra telefoni në dispozicion të shqiptarëve që ndodhen në Izrael, teksa vendi po pret një sulm të madh me dronë dhe raketa nga Irani.

“U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase”, njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

DEKLARATA E PLOTË:

NJOFTIM – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Facebook:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe ëhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813

dhe

+972 54-480-6601

Leave a Reply

Your email address will not be published.