/

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pasi u godit nga rryma në Romajë të Prizrenit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi u godit nga rryma teksa ishte duke peshkuar në fshatin Romajë.

Viktima u dërgua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq.

Burimet brenda Spitalit Rajonal të Prizrenit kanë bërë me dije se i ndjeri që vdiq tragjikisht është Florim Sokoli, rreth 41-vjeçar.

Viktima fillimisht u dërgua në Emergjencë për trajtim mjekësor, por pas rreth 1 ore ndërroi jetë dhe vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është iniciuar rasti Hetim i Vdekjes, në konsultim me Prokurorin e Shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.