/

E rëndë: Humb jetën 41-vjeçari në Prizren pasi u godit nga rryma duke peshkuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person i moshës rreth 41-vjeçare ka humbur jetën pasi u godit nga rryma teksa ishte duke peshkuar në fshatin Romajë.

Viktima fillimisht u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për trajtim mjekësor, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq pas një ore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.