Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë “miratuar planet e mbrojtjes dhe sulmit” në përgjigje të sulmit të pësuar nga Irani.
Këtë e deklaroi zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari, gjatë një konference për shtyp.
Numri i përgjithshëm i raketave dhe dronëve iranianë të lëshuar kundër Izraelit gjatë sulmit të natës arriti në rreth 350, shtoi ai.
“Hamasi dhe Irani duan të ndezin Lindjen e Mesme dhe të intensifikojnë përshkallëzimin në rajon”, shtoi ai, duke deklaruar se IDF mbetet “në gatishmëri të lartë” dhe po “vlerëson situatën”.
Hagari theksoi se “ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe, së bashku me partnerët tanë, do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.
Më tej, ai shtoi se “ne mbetemi në gatishmëri, kemi miratuar plane sulmuese dhe mbrojtëse, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për rajonin”.
“Irani nuk është vetëm një kërcënim për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, shtoi Hagari.