Mesnatën mes 13 dhe 14 prillit Irani nisi një sulm hakmarrës në territorin Izraelit, me dronë dhe raketa, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Tel Avivit.
Irani tha se sulmi ishte në shenjë hakmarrjeje për goditjen nga Izraeli të konsullatës iraniane në Damask, pak ditë më parë.
Sipas mediave të huaja, Irani po ashtu paralajmëroi se nëse Izraeli do i kundërpërgjigjej këtyre sulmeve, do të kishte sërish sulme të tjera nga Republika Islamike.
Por cila është fuqia e dy vendeve në rast të një përplasjeje “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe renditja e 2 ushtrive në rang global?
Më poshtë shihni potencialin ushtarak të të dy vendeve, qoftë sipas buxhetit, numrit të avionëve, tankeve, armëve bërthamore, etj.
View this post on Instagram